Çmimi i naftës dhe derivateve të saj po shënon ngritje në Kosovë
Çmimi i naftës dhe derivateve të saj ditëve të fundit ka shënuar ngritje në vendin tonë.
Këtë e ka konfirumar edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, duke thënë se kjo po ndodhë për shkak të rritjes së çmimit në bursën ndërkombëtare.
“Çmimi i derivateve në naftës ka shënuar rritje në të gjithë botën dhe kjo po vërehet edhe në Kosovë. Si shoqatë, asgjë nuk mund të bëjmë më shumë, thotë ai. Një arsye tjetër që çmimi i derivateve ka shënuar rritje, është edhe ulja e prodhimit nga vendet anëtare të OPEK-ut. Arsyeja kryesore është shkaku i bursës ndërkombëtare që e dikton çmimin dhe e organizatave që diktojnë prodhimin. Në mënyrë graduale dhe të lehtë, çmimi është duke u rritur vazhdimisht, por kjo bëhet në bazë të lëvizjeve që bëhen në tregun ndërkombëtar”, ka thënë Berjani.
Përfaqësues të pikave të shitjeve, kanë thënë për “RTK”-në se çmimi i derivateve po rritet çdo ditë.
E ngasësit e veturave theksojnë se këto çmime po dëmtojnë buxhetin, edhe ashtu të varfër të tyre. Përderisa thonë se tashmë vetura nuk është luks, por një nevojë e përditshme.
Aktualisht çmimi për një litër naftë sillet rreth 1.15 euro, ndërsa benzina 1.16 cent.