Çmimi Nobel, reagon ashpër edhe Edi Rama
10 tetor 2019
| 20:03
Çmimi Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili ndër të tjera ka mbrojtur figurën e Sllobodan Millosheviçit, ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë thekson në Twitter se “kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze”.
“Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel. Por, paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”, shkroi Rama në rrjetin social.