Çmimi Nobel shkon për kërkimin mbi evolucionin njerëzor
03 tetor 2022
| 13:50
Çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi i është dhënë suedezit Svante Paabo për punën e tij mbi evolucionin njerëzor.
Komiteti i Çmimit Nobel, ka thënë se ai ka kryer detyrën “në dukje të pamundur” për të gjetur kodin gjenetik të Neandertalit, një prej të afërmve tanë të zhdukur, shkruan “BBC”.
Gjithashtu, ai ka kryer veprën “sensacionale” të zbulimit të homininit të panjohur më parë – Denisova.
Zbulimet e tij kanë ndihmuar në eksplorimin e historisë sonë evolucionare dhe mënyrën se si njerëzit u përhapën nëpër planet.