Çmimi Special për Kosovën U21

27 shkurt 2020 | 21:22

Kombëtares U21 të Kosovës në hendboll i ka takuar Çmimi  Special që e ka ndarë Komiteti Olimpik i Kosovës në ceremoninë “Laureatët 2019”.

Ceremonia është duke u mbajtur tani, ndërsa Kombëtares tonë i ka takuar çmimi i rëndësishëm për pjesëmarrjen historike në Kampionatin Botëror të juniorëve në Spanjë.
“Është mirënjohje e cila i dedikohet atyre që dhanë maksimumin dhe arritën të paraqiten në kampionat botëror. Një sukses i rëndësishëm për hendbollin dhe sportin në përgjithësi. I falënderoj të gjithë që kanë kontribuar për këtë sukses. Shpresoj se edhe ekipet tjera, ashtu si hendbolli, do të paraqiten në kampionate evropiane e botërore”, ka thënë presidenti Eugen Saraçini, pasi ka pranuar çmimin.

Urime për komunitetin e hendbollit.
Sukseset për Federatën tonë nuk kanë të ndalur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK nuk rri në…