Çmimi ‘Sportisti i Vitit’, nënkampioni evropian i bodybuildingut ankohet në Komunën e Lipjanit
Komuna e Lipjanit zgjodhi së fundmi sportistët më të mirë të vitit që po e lëmë pas, por në shpalljen e “Laureatit të Vitit 2023” mungoi emri i Betim Krasniqit, pasi ky çmim i takoi futbollistit të Ulpianës, Labinot Ibrahimi.
E bodybuilderi nga Lipjani ka mbetur i zhgënjyer që nuk është përfshirë në mesin e më të mirëve përkundër asaj që u shpall nënkampion i Evropës në Bodybuilding.
Reagim rreth zgjedhjes së “Sportistit të Vitit 2023” në Komunën e Lipjanit:
Të nderuar miqë dhe bashkëvendas të mi.
Ky shkrim i imi është reagim i cili i drejtohet Kryetarit të Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti dhe Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport në Lipjan, të cilët këtë vit e kanë hapur aplikacionin “Sportisti i Vitit 2023” për Komunën e Lipjanit.
Në këtë shpallje ajo e cila vlerësohet që një sportist të jetë “Laureati i Vitit”janë sukseset në gara përgjatë tërë vitit.
Komuna e Lipjanit ka hapur aplikacionin për të gjithë sportisët pa dallim por vlerësimi i kryesisë anoi në një sportist të Futbollit, ku të arriturat e mia kundrejt sportistëve të sporteve të ndryshme, janë maksimale, p.sh.: Nën-Kampion Evropian ku pjesëmarrës janë afërsisht 38 shtete me mbi 5 mijë garues e që është mbajtur në Santa Sussana-Spanjë.
Kampionatet Evropiane dhe Botërore si dhe Spanja si shtet për ju Kryetarë dhe Këshilltarët tu shihet vetëm në televizione ose telefonat tuaj personal.
Gjestin që kryesia e Komunës e ka bërë ka irrituar edhe shumë njerëz tjerë të cilët e vlerësojnë mundin tim dhe meritat e mia. Por, arsyeja se pse kryesia e ka bërë këtë gjë për vendasit e Lipjanit është e ditur, d.m.th ngjarjet të cilat kanë qenë ndër vite, por me të vërtetë unë kisha pasë dëshirë që inatet personale/politike Kryetari Ahmeti t’i linte anash dhe mos t’i kishte përfshirë këtu në sport , por të jetë fer.
Prej vitit 2014 ku z.Ahmeti është në krye të Komunës së Lipjanit unë edhe pse kam aplikuar çdo herë as edhe një herë të vetme këtë çmim nuk e kam marrë. Për mua nuk është ndonjë gjë e madhe sepse në sirtarin tim kam çmime me peshë shumë të madhe por duket haptas inati i tij kundrejt meje.
Dua ta theksojë se unë jam neutraë në aspektin politik dhe si garues unë kam përfaqësuar shtetin tim dhe jo partitë politike.
Unë në këtë sport nuk do të ndalem, përkundrazi ky gjest për mua do të jetë një motiv edhe më i madh e besojë që z.Ahmeti do të jetë dëshmitarë i shumë sukseseve të mia edhe më tutje.
Kryetarë ne do të shihemi, me shumë suksese vitin 2024.
Një falenderim i veçantë shkonë për të gjithë ju qytetarë që gjithmonë më përkrahni!
Me Respekt: Betim Krasniqi.