Çmimin Nobel për fizikën, për herë të parë pas 55 vitesh e fiton një grua

02 tetor 2018 | 22:31

Për herë të parë në 55 vjet, çmimi Nobel për Fizikën i është dhënë një gruaje. Bashkë me dy studiues të tjerë, Donna Strickland u vlerësua për punën e bërë në zbulimin e një metode ndërhyrjeje me laser për studime biologjike.

Donna Strickland, nga Kanadaja, është vetëm gruaja e tretë fituese e çmimit, së bashku me Marie Curie, e cila mori çmimin prestigjioz në vitin 1903, dhe Maria Goeppoert-Mayer, e cila u shpërblye me çmimin në vitin 1963.

Strickland ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin, nga SHBA, dhe Gerard Mourou, nga Franca. Ata morën vlerësimin për zbulimet e tyre në fushën e fizikës laser.

Ashkin zhvilloi një teknikë laseri të përshkruar si piskatore optike, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike.

Mourou dhe Strickland zbuluan një mënyrë për të gjeneruar intensitet të lartë dhe impulse shumë të shkurtra laseri, të cilat kanë një shumëllojshmëri aplikimesh.

Një nga këto është në kirurgji me laser në sy. Çmimi vlen një total prej nëntë milionë korona suedeze rreth 1 milionë dollarë.

Duke reaguar për triumfin e saj, Strickland, nga Universiteti Waterloo në Kanada, tha: “Para së gjithash duhet të mendoni se është çmenduri, pasi ky ishte mendimi im i parë. Dhe gjithmonë ju do të pyesni nëse është e vërtetë”.

Ndërsa në fund ajo falënderoi dy bashkëpunëtorët dhe theksoi se është fantastike që puna e tyre njihet dhe shpërblehet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtimet e reja tregojnë se shtresat më të larta të…