
Çmimin nobel për mjekësi e fitojnë tre shkencëtarë
07 tetor 2019
| 13:01
Tre shkencëtarë që kanë zbuluar se si qelizat përshtaten me nivelet e oksigjenit kanë fituar Çmimin Nobel 2019 në Fiziologji ose Mjekësi.
Treshja William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza, kanë zbuluar se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie.
Akademia suedeze ka theksuar se gjetjet e tyre “elegante” po çonin në trajtime për aneminë dhe madje edhe kancerin.