![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/IMG_1445-scaled.jpg)
Ç’mot do të mbajë në ditën e Pavarësisë së Kosovës
16 shkurt 2018
| 22:01
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të shtunën, sipas IHMK-së, do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull të radiacionit e cila do të jetë afatshkurtër, ndërsa të dielën mot kryesisht i vranët, ku pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri në mesatare.