Ç’njohja nga Sierra Leone, Hoxha: Reagimi i Kurtit, klithje mjeruese e nënshtruese
03 mars 2020
| 13:57
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, e ka quajtur klithje mjeruse reagimin e kryeministrit Kurti, pas raportimeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Sierra Leone.
Ai ka thënë se është tmerruese se çfarë fati është duke e pritur popullin e Kosovës me këtë qeveri dhe kryeministër.
“Pas tërheqjes së njohjes nga Sierra Leone, reagimi i Kurtit një klithje mjeruese e nënshtruese, ja kjo është ofensiva e Albin Kurtit. Tmerr çfarë fati po e pret këtë popull me këtë qeveri e këtë kryeministër. Opozita duhet të jetë e koordinuar në veprime në mbrojtje të shtetit dhe nuk do të lejojmë që të nënshtrohet shteti ynë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/