CNN: Autoritetet e identifikuan atentatorin e Trumpit përmes armës, ai s’kishte dokumente
14 korrik 2024
| 18:10
Arma e përdorur në të shtënat në mitingun e ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën ishte një armë e tipit AR.
Autoritetet përmes armës mund ta përcaktonin identitetin e sulmuesit, pasi ai nuk kishte dokumente identifikimi, sipas burimeve të zbatimit të ligjit, raporton CNN.
FBI e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.
Autoritetet thonë se ai shtiu nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.