CNN: CIA e ndihmoi ushtrinë ukrainase ta godasë anijen “Moskva”

06 maj 2022 | 07:58

Shtetet e Bashkuara i dhanë Ukrainës informacione të mjaftueshëm për lëvizjet e forcave ruse të cilat rezultuan me vrasjen e disa gjeneralëve rusë nga ushtria ukrainase.

Lajmi u dha nga disa burime të informuara për CNN-in të cilat deklarojnë se edhe fundosja e anijes së luftës “Moskva” erdhi si pasojë e të dhënave të hollësishme nga amerikanët.

Pasi pa një luftanije ruse në Detin e Zi, Kievi komunikoi me kontaktet e tij amerikane për të konfirmuar nëse ishte “Moskva”. Shtetet e Bashkuara konfirmuan se ishte kryqëzori dhe dhanë informacione për vendndodhjen e saj.

Është e paqartë nëse ShBA-ja e dinte nëse Ukraina do ta sulmonte anijen ruse dhe nuk ishte e përfshirë në vendim./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën…