CNN del me sondazh: Biden fiton debatin e tretë të zgjedhjeve presidenciale
Kandidati republikan, dhe njëherësh, presidenti, Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Joe Biden ka udhëhequr në debatin e fundit presidencial sipas sondazhit të menjëhershëm të vëzhguesve në CNN.
Bazuar në këto rezultate, Biden udhëhoqi me 53 për qind në këtë përballje, ndryshe nga Trump i cili mori 39 për qind të votave nga shikuesit.
Në debatin që është mbajtur në Universitetin Belmont në Nashville, një nga çështjet që është trajtuar janë ndryshimet klimatike si dhe ruajtja e vendeve të punës në kohë pandemie, transmeton Telegrafi.
Trump ka shfrytëzuar rastin të flet për marrëveshjen e Parisit duke shpjeguar arsyet se pse ka dalë nga kjo marrëveshje, derisa Biden foli për planet e tij përfshirë energjinë e ripërtritshme siç është ajo me erë – ku Trump menjëherë i reagoi duke i thënë se di më shumë për erën dhe se ajo sipas tij vret gjithë zogjtë.