
‘CNN’-ja raporton se sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes Ukrainë-ShBA për mineralet
30 prill 2025
| 15:48
“CNN”-ja kanë raportuar se Ukraina pret të nënshkruajë sot (e mërkurë) marrëveshjen për burimet natyrore me Shtetet e Bashkuara.
Kështu ka thënë për “CNN”-në një burim i cili ka njohuri lidhur me çështjen.
Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, do të jetë më 30 prill në ShBA për të nënshkruar dokumentin, ka thënë burimi.
ShBA-ja dhe Ukraina janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje për burimet natyrore që do t’i jepte Uashingtonit akses në pasuritë minerale të pashfrytëzuara të Kievit në këmbim të investimeve që kur presidenti i ShBA-së, Donald Trump është kthyer në pushtet.