CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
22 korrik 2024
| 00:12
Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit, tha një këshilltar i lartë i fushatës, ndërsa ai u konsultua me familjen dhe këshilltarët kryesorë me telefon. Ai nuk pati një takim personal me njerëzit kryesorë të fushatës së tij ose këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë pasi u infektua nga Covid-19, dhe ndodhet në shtëpinë e tij në plazh në Rehoboth, Delaware.
Këshilltari tha se presidenti “nuk ishte i detyruar”, por po studionte të gjitha të dhënat që vinin dhe u bind për të marrë vendimin për t’u tërhequr nga gara përballë ish-presidentit Donald Trump.