“Coca Cola”-s “i bie sheqeri”
01 shkurt 2018
| 19:04
Ka disa muaj që, përpos në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, reklama të tilla të “Coca Cola”-s, të kolegjeve private e të dyqaneve të ndryshme të këpucëve e të bizneseve të tjera bëhen në disa lagje të Prishtinës.
Për dallim prej një reklame të tillë në lagjen Dardani dhe një tjetre në lagjen Ulpiana, ora e të cilave tregon kohën e saktë, kjo në kompleksin universitar është dy orë e pesëdhjetekatër minuta mbrapa (2.54). Koha e saktë tash është 18.55, kurse në këtë reklamë, që është vendosur së pari me qëllim për ta treguar kohën, shënon 16.01. Meqë kjo orë ka disa javë që nuk e tregon kohën e saktë, dhe meqë është orë digjitale, ose mund t’i jetë shpenzuar bateria, ose ka ndonjë prishje, raporton “Epoka e re”.