Çoçaj: Mësimdhënësit e viteve ‘90-ta mbajtën gjallë gjuhën shqipe
17 maj 2018
| 15:34
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nezir Çoçaj, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve 1990-99, ka thënë se kjo kategori e ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe.
“Mësimdhënësit e kësaj periudhe kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe dhe nuk duhet të krahasohen me asnjë kategori. Ky projektligj është hartuar edhe vite më parë, por për shkak të buxhetit nuk ka pasur mundësi të sillet në Kuvend”, ka thënë deputeti Çoçaj.