Coentrao: Sa do të doja të tregoja se çfarë më ndodhi me Realin
Reali i Madridit i pagoi 30 milionë euro Benficës në vitin 2011 për t’i siguruar shërbimet e Fabio Coentraos. Mbrojtësi i majtë qëndroi katër sezone në Madrid, në vitin 2015 u huazua te Monaco, dy vjet më vonë te Sportingu i Lisbonës.
Përfundimi i kontratës me Realin bëri që portugezi të transferohej në ditët e fundit të gushtit të kaluar tek ekipi i Rio Aves, aty ku nisi karrierën e tij profesioniste. Coentrao është treguar misterioz në deklaratën e fundit. 31-vjeçari nuk e ka harruar Realin e Madridit, aty ku fitoi trofe dhe u largua në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
“Ndodhën shumë gjëra në fillim të sezonit. Nëse do të mund të shpjegoja atë që ka ndodhur më 31 gusht, do të kuptonit se çfarë kam hequr. Do të më pëlqente të flisja dhe tregoja por, për fat të keq, nuk mundem. Nuk shoh prapa dhe tani jam i lumtur te Rio Ave. Po jap maksimumin që ta ndihmoj klubin që të qëndrojë në elitë”, përfundon mbrojtësi portugez.