‘Çohu’: 44 për qind e qytetarëve mendojnë se liderët e partive janë të korruptuar, 40 për qind ministrat dhe 39.5 për qind deputetët

21 dhjetor 2023 | 15:56

Organizata “Çohu”, ka prezantuar të gjeturat e Raportit për Vlerësimin e Korrupsionit në Kosovë për vitin 2023.

Arton Demhasaj, drejtor i Organizatës “Çohu”, ka thënë se raporti i vlerësimit të korrupsionit, qëndron mbi hulumtimin e perceptimit të qytetarëve mbi korrupsionin, i cili hulumtim është realizuar gjatë muajve korrik dhe gusht, 2023, në të cilin kanë marrë pjesë 1 001 qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas të dhënave del se 50 për qind e qytetarëve mendojnë se shumica e zyrtarëve janë të përfshirë në korrupsion.

“44.1 për qind e tyre i shohin si të korruptuar liderët e partive, 40 për qind ministrat, kurse 39.5 për qind e tyre thonë se deputetëve janë pjesë e korrupsionit. 47.4 për qind e qytetarëve mendojnë se disa prej gazetarët janë të përfshirë në korrupsion. 39.5 për qind mendojnë se edhe mësimdhënësit janë të përfshirë në këtë dukuri. Përderisa thonë se 37.5 për qind e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë janë të korruptuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjeturat e hulumtimit të prezantuar reflektojnë një pasqyrë shumëdimensionale të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në sektorin publik, ku është vërejtur një shkallë e gjerë e perceptimit të qytetarëve për prezencën e korrupsionit në nivele politike dhe administrative, në sektorin e drejtësisë, komunave, sektorin shëndetësor, ATK-së dhe Doganave, etj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi komentoi vendimin e Gjykatës…