Çohu: Vetëm 12.3 për qind e grave janë të punësuara në Kosovë
02 gusht 2019
| 13:14
Cilësia, financimi, mungesa e pajisjeve, pamundësia e ofrimit të punës praktike për nxënësit si dhe mungesa e bashkëpunimit me tregun e punës janë disa nga sfidat me të cilat përballen institucionet e arsimit profesional në Kosovë.
Kështu u tha sot me rastin e publikimit të raportit monitorues “Reforma në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional” nga organizata Çohu, ku u tha se papunësia vazhdon të mbetet e lartë kryesisht për gratë, me vetëm 12.3 për qind të punësuara.