Coldwell: Wilderi e ka më lehtë ta mposhtë Joshuan se Furyn
Trajneri i boksit, Dave Coldwell, beson se Deontay Wilder do ta ketë më të lehtë ta mposhtë Anthony Joshuan sesa ta fitojë rimeçin kundër Tyson Furyt.
Britaniku Joshua i mban titujt IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Wilder arriti ta mbrojë titullin WBC në meçin kundër Tyson Furyt, i cili u zhvillua në fillim të këtij muaji dhe përfundoi baras. Ndërsa Wilderi e mbrojti titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni WBC pas meçit ndaj Tyson Furyt, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes. Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë çast. Fury dhe Wilderi e dëshironin rimeçin dhe e morën autorizimin për këtë gjë nga WBC-ja dhe kjo mund ta shtyjë meçin mes Joshuas dhe Wilderit edhe më shumë.
“Kur e shikon Wilderin, duhet të mendosh se ai do të jetë më i mirë në meçin e ardhshëm, ndërsa Fury duhet ta pyesësh veten nëse mund të bëhet më i mirë se kaq? Jo, sepse cilido boksier mund ta mposhtë atë, mjafton që t’i durosh goditjet e tij”, ka thënë Coldwell.
“Wilderi mund ta shikojë këtë situatë dhe të mendoj se mund të ndeshet me Joshuan për një shumë të madhe parash. Dhe pasi që Joshua është më tradicional, ndoshta më i lehtë për ta goditur, ai është opsioni më i lehtë. Ai mund të thotë: ‘Në rregull, le të shkojmë ta mposhtim Joshuan, t’i marrin paratë dhe mundësinë e tij për t’u shpallur kampion i unifikuar i boksit dhe pastaj të shkojmë te Tyson Fury. Por, mendoj se ata e duan rimeçin menjëherë për shkak të krenarisë që e kanë boksierët dhe njerëzve që u thonë se duhet ta mposhtësh atë njeri. Por, mendoj se nga një këndvështrim biznesi, ka më shumë kuptim për Wilderin të ndeshet me Joshuan sepse është opsioni më i lehtë dhe bëhet fjalë për shumë para”, ka deklaruar Coldwell.