Cole: Sarri duhet ta lë në stol Kepan
Ish-mesfushori i Liverpoolit e Chelseat, Joe Cole, ka thënë se Maurizio Sarri duhet ta lë në stol Kepa Arrizabalagan edhe për ndeshjet e radhës, dhe të vazhdoj të luajë me Willy Caballeron.
“Mendoj se trajneri është një pozitë shumë të mirë. Ai e mori vendimin e duhur, pikët janë në xhepin e tij. Mendoj se ai duhet të vazhdojë me Caballeron, i cili është portier shumë i mirë. Caballero ka luajtur për Manchester Cityn, ka luajtur për ekipe të mëdha dhe nuk do të të zhgënjejë. Nganjëherë, për portierët themi se nuk patëm shumë punë gjatë ndeshjes. Por, ai i drejtoi mbrojtësit, duke u treguar atyre ku të shkojnë, me përvojën e tij”, ka thënë Cole.
“Chelsea dukej i fuqishëm dhe lojtarët para tij dukeshin të organizuar shumë mirë. Skuadra ishte e mrekullueshme në fazën e mbrojtjes. Mendoj se të marrësh një vendim të tillë për ta lënë Kepan në stol është e lehtë për trajnerë si Sir Alex Fergusoni, i cili e kishte drejtuar ekipin e tij për shumë vite. Por, nuk e di se çfarë do të ndodhë në Chelsea, pasi që këtu gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt”, ka shtuar Cole.