Colemani, kampioni i ri në 100 metra
29 shtator 2019
| 13:37
Ashtu sikurse ishin edhe pritshmëritë, atleti amerikan Chris Coleman, shpallet kampion i botës në garën e 100 metrave, në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit.
23-vjeçari e përshkoi distancën për 9 sekonda e 76 të qindta, duke shënuar kohën e 6-të më të mirë në historinë e garës së 100 metrave. Medaljen e argjendtë e fitoi një tjetër atlet amerikan, ish-kampioni i botës Justin Gatlin, me kohën 9’89. Gatlin, edhe pse është në një moshë të madhe (37 vjeç), vazhdon të përformojë në nivele të larta. Vendi i tretë shkoi për atletin kanadez, Andre De Grasse, që regjistroi kohën 9’90.
Kujtojmë që rekordin në garën e 100 metrave e mban legjenda Usain Bolt me kohën 9’58, një kohë praktikisht e pathyeshme nga atletët e sotëm.