Çollaku: Ideja për korrigjim të kufirit, sjellë paqe afatgjate
Bekim Çollaku këshilltar i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka deklaruar se ideja për korrigjim të kufirit e presidentit të Kosovës do t’i ofrojë Kosovës njohjen defakto dhe de juro nga Serbia dhe se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të bashkohen me Republikën e Kosovës.
“Kjo ide nuk është ide që nuk meriton vëmendjen dhe që nuk meriton të analizohet. Kjo është kërkesë e qytetareve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Shtrohet pyetja pse ka kaq shumë divergjenca dhe dilema”, theksoi Çollaku në emisionin “Monitor”, në “Radio Televizionin e Kosovës”.
Korrigjimi i kufirit sipas Çollakut do të mundëson bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Nëse arrihet marrëveshja ajo duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, nga 2 të 3 e deputetëve. Kushtetuta nuk është as bibël as kuran, ajo është dokumenti më i lartë juridik i Kosovës. Ajo është ndryshuar disa herë, ajo do të ndryshohet edhe dhjetëra e qindra herë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë ata që do të ndryshojnë kushtetutën e Kosovës”, ka shtuar ai.