Çollaku: Ka ndërhyrje të paparë politike në punën e Gjykatës Speciale
Të premten, ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Mustafa -Cali u dënua me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
E para “Calit” ishin dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim ishin dënuar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ndërkaq në pritje të gjykimit janë edhe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Rreth zhvillimeve të Speciales ka folur Bekim Çollaku, i cili ka qenë këshilltar i Hashim Thaçit.
Çollaku në Rubikon në Klan Kosova tha se në punën e Speciales ka ndërhyrje politike.
Ai thekson se Gjykata Speciale po dëshiron me çdo kusht dënimin e tyre, pavarësisht nëse ka fakte ose jo.
“Reagimi politik që ka ardhur menjëherë pas shpalljes së këtij aktgjykimi (Sali Mustafës) nga kryeqytetet e botës, që e kanë mirëpritur këtë aktgjykim, dënimin drakonik i cili ka ngjallur reagime”.