Çollaku: “Kërkuam nga presidenti kroat që të dalë garant për ish eprorët e UÇK-së në Hagë”

03 maj 2021 | 19:04

Drejtuesi i Unionit të Shqiptarëve dhe Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë të Kroacisë, Esad Çollaku, ka deklaruar se janë bërë tre muaj qe kur ai dhe kolegët e tij të shoqatës janë dukë bërë përpjekje për të ndihmuar në lirimin me kusht të ish luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen duke u gjykuar në Hagë.

Në një intervistë për Info Magazinë në Klan Kosova, ai u shpreh se kanë bërë shumë shkrime dhe dërguar shumë letra të ndryshme ndaj Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të shteti kroat, sepse siç tha, vet kryetari i shtetit, Zoran Millanoviq, ka respekt të madhe për ta pasi kanë dhënë kontribut në luftë atje dhe se i ka pranuar sugjerimet e tyre.

“Në letrën e fundit që e kemi shkruar, kemi kërkuar që Millanoviq me autoritetin e vet të ndikojë në këto vendime që i merr Gjykata e Hagës atje dhe të jetë garant që ata të mbrohen në liri”.

“Këto gjëra janë pak edhe sekrete se diplomacia e bën të veten, por ne si individë jemi optimistë që këta njerëz do ta marrin një mbikëqyrje të vogël nga shteti kroat”, dekalroi ai.

Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të angazhohet në përkrahje ndaj tyre dhe se kjo nuk do të quhet ndërhyrje në drejtësi, duke e dhënë shembullin e shtetit të Kroacisë ndaj rastit të Ante Gotovinës, për të cilin tha se Kroacia gjithmonë ka dhënë garanca derisa Haga kishte vendosur që t’ia zhvendoste lëndën në Zagreb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka thënë…