Çollaku: Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi nuk mund të shërbejë si pretekst për vendet tjera
Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për çështjen e korrigjimit të kufirit me Serbinë, ide e përmendur nga presidenti muajt e fundit.
Ai në një intervistë për “Le Journal du Dimanche”, ka thënë se korrigjimi i vijës kufitare në mes të dy vendeve nuk mund të shërbejë që edhe vendet e tjera të Ballkanit të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
“Ne nuk besojmë se korrigjimi i kufirit tonë me Serbinë do të shërbejë si pretekst për vendet e tjera të rajonit për të modifikuar kufijtë e tyre”, ka thënë Çollaku.
Ai ka thënë se faza e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë sa më shpejt.
“Por kjo do të dëshmojë se ky ndryshim mund të negociohet me sukses dhe në mënyrë paqësore”, ka thënë Çollaku.
Ai ka thënë se një marrëveshjes potenciale mes Kosovës dhe Serbisë do t’i sillte paqe Ballkanit.