Çollaku: Pati entuziazëm të paparë që katërshja e UÇK-së të privohet nga liria si akterë kryesorë politikë
Bekim Çollaku nga ekipi i mbrojtjes juridike të ish-presidentit Hashim Thaçi, po vlerëson se mënyra si paneli gjykues ka toleruar Prokurorinë e Specializuar të manovrojë, është shqetësuese dhe alarmuese.
Sipas tij, këtë e dëshmon, entuziazmi i paparë që katërshja e UÇK-së të privohen nga liria, për faktin se ishin akterë politikë kryesorë të shtetit, transmeton klankosova.tv.
”Si pjesë e Ekipit të Mbrojtjes por edhe qytetarët, në asnjë rrethanë nuk guxojmë me humb besimin tek pavarësia dhe integriteti i panelit gjykues, mirëpo mënyra qysh ky panel gjykues e ka toleruar prokurorinë të manovrojë deri më tani, është shumë shqetësuese, është shumë alarmuese”.
”Mënyra qysh gjykatësit janë të përfshirë gjatë periudhës së marrjes në pyetje të dëshmitarëve të prokurorisë, dhe ata pyetjet që po i bëjnë po u bëjnë vetëm për të plotësuar boshllëqet që po lë prokuroria por jo ndonjë boshllëk që po lë mbrojtja”.
”Ka pasur një entuziazëm ta paparë, që këta të paraburgosen të privohen nga liria, e dimë krejt spektaklin se si është proceduar aktakuza se si është bërë publike akoma pa pasur një konfirmim nga gjykatësi i procedurës paraprake, se si janë transferuar në Hagë, dhe u deshën pastaj të presin dy vite të fillojë gjykimi i këtij procesi”.
”Pra, ka pasur një entuziazëm të paparë, që këta të privohen nga liria, dhe të privohen nga skena politike, sepse këta të gjithë në një formë apo tjetrën, kanë qenë akterë politikë kryesorë”.