Çollaku: Udhëheqja e dialogut nga Thaçi absurde për t’u kontestuar

19 qershor 2018 | 19:39

Bekim Çollaku, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi përfundimtar i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë kërkon një kontribut të jashtëzakonshëm nga e gjithë politika kosovare.

Ai ka thënë po ashtu se sikurse Presidenti Thaçi ashtu dhe të gjitha Institucionet e vendit janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën derisa në Info Magazine” potencoi se udhëheqja e dialogut nga Presidenti Thaçi nuk është legjitimitet i cunguar.

“Presidenti i Kosovës dhe institucionet janë shumë mirë të ndara mes vete ashtu siç e kërkon ligji i Kushtetutës.Ata janë të obliguar ta respektojnë Kushtetutën. Në rastin konkret Presidenti ka të drejtën e vet legjitime për ta udhëhequr këtë proces. Pjesa tjetër është vetëm pjesë politike, por jo e parëndësishme sepse do të ishte mirë të kishte një lloj rezolute që do të ishte një siguri shtesë. Në asnjë rrethanë nuk është legjitimitet i cunguar. Shteti nuk funksionon për inate personale. Thaçi nuk shkon në Bruksel për të përfaqësuar një grup të caktuar apo Klan të caktuar ai përfaqëson shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Por derisa Kushtetuta është kjo që është sot, ta kontestosh Presidentin për ta udhëhequr dialogun atëherë është absurditet dhe zhgënjyes nga ana e këtyre deputetëve”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…