Colleen Hyland Zëvendës Ndihmës Sekretare e re e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

19 mars 2025 | 09:48

Colleen Hyland është emëruar si Zëvendës Ndihmës Sekretarja e re e Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Ajo vjen në këtë pozicion pas Alexander Kasanoff dhe Gabriel Escobar.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e re e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Colleen Hyland ka shërbyer dy herë në Kosovë, fillimisht si këshilltare nga viti 2007 deri në vitin 2009, dhe më vonë si zëvendës shefe e misionit në Ambasadën e SHBA në Prishtinë nga viti 2016 deri në vitin 2019, raportoi N1.

Hyland e mori këtë pozicion nga roli i saj i mëparshëm si Drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore (Ballkani Perëndimor), ku kishte shërbyer që nga shtatori 2023, transmeton Paparaci.

Prej vitit 2011 deri në vitin 2012, Colleen Hyland ishte në Kabul, Afganistan, ku shërbeu si Zëvendës Drejtoreshë-Koordinatore për Zhvillim dhe Çështje Ekonomike në Ambasadën e SHBA.

Prej vitit 2019 deri në vitin 2023, ajo ka punuar në Misionin e SHBA pranë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Paris.

Raportet e mediave tregojnë se ajo ka punuar edhe në ambasadën amerikane në Irak në një moment.

Thuhet se përveç frëngjishtes dhe spanjishtes, flet edhe shqip. Ajo ka studiuar gjuhën shqipe për 11 muaj si pjesë e një programi trajnimi të drejtuar nga qeveria amerikane për diplomatët e saj dhe mori certifikatën e saj në vitin 2016.

Hyland ka marrë diplomën e saj master në sigurinë kombëtare dhe studimet strategjike në vitin 2013 nga Kolegji i Luftës i Shteteve të Bashkuara – institucioni më i vjetër i këtij lloji në botë i specializuar në kërkimin e së drejtës ndërkombëtare.

Kujtojmë se Alexander Kasanoff ka mbajtur detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor prej 22 korrikut të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Gabriel Escobar-in.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet turke arrestuan të mërkurën në mëngjes rivalin kryesor politik…