Collina largohet nga UEFA

02 gusht 2018 | 13:52

Një rotacion tërësisht italian në majat e arbitrazhit evropian. Pierluigi Collina jep dorëheqjen nga posti i kryedizenjatorit të gjyqtarëve të UEFA-s, e në vend të tij do të nominohet Roberto Rosetti, përgjegjësi aktual italian i videoarbitrimit, VAR.

Largimi i Collinës, ish-gjyqtari më i vlerësuar italian dhe jo vetëm, ndodh për motive personale. Collina u emërua në vitin 2010 në postin e kryedizenjatorit të arbitrave për kompeticionet e zhvilluara në kontinentin e vjetër, pas telefonatës që i bëri ish-presidenti i atëhershëm Michel Platini.

Gjithsesi, 7 herë fituesi i çmimit “Gjyqtari më i mirë i vitit” do të mbajë rolin e presidentit të Komisionit të gjyqtarëve në FIFA, post që e ka marrë nga janari i vitit 2017.

“Ishte një privilegj për mua të punoja si kreu i gjyqtarëve të UEFA-s në këto 8 vite. Jam krenar për rezultatet e arritura së bashku me kolegët e mi”, ka thënë Collina.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, i ka bërë thirrje…