Colomina takon Kurtin: NATO e mbështet planin e propozuar nga BE-ja

14 shkurt 2023 | 20:43

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, takoi kryeministrin e vendit, Albin Kurti, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Angelo Ristuccia dhe kreun e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Colomina tha se NATO e mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të ecur përpara.

“NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e saj të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Colomina.

Kujtojmë se mbrëmë, Colomina takoi edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të njëjtat fjalë i tha edhe me presidentin serb.

“NATO e mbështet dialogun e Bashkimit Evropian dhe planin evropian për të ecur përpara”, tha Colomina pas takimit me Vuçiqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Aleksandar Popov, udhëheqës i Qendrës për rajonalizëm me seli…