Colorado liron Gashin
03 mars 2019
| 16:02
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi mbetet pa ekip, pasi Colorado Rapids ka njoftuar zyrtarisht se ndërprerën bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar tre viteve bashkëpunim.
“Klubi ka vendosur të heqë dorë nga Shkëlzen Gashi. Duam të falënderojmë Shkëlzenin për shërbimet e tij gjatë këtyre tre viteve dhe i urojmë atij gjithë të mirat”, thuhet në njoftimin e Colorados.
Gashi në tre sezone me Coloradon ka luajtur në total në 68 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 14 gola, 10 vetëm gjatë sezonit të parë.