Coman rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian
20 maj 2024
| 16:26
Ylli i Bayern Munchen, Kinglsey Coman lëndohet përsëri. Anësori sulmues është dëmtuar që nga mesi i prillit, por ditët e fundit ai ishte rikthyer në stërvitje, aq sa Didier Deschamps e kishte thirrur për “Euro 2024”.
Megjithatë, ditën e hënë, gjatë stërvitjes në Bavari, sulmuesi francez është lënduar përsëri.
Teksa ishte duke vrapuar dhe dribluar i vetëm, ndjeu një dhimbje të fortë në gju, bërtiti fortë dhe menjëherë u rrëzua në tokë.
Ai u çua dhe shkoi i vetëm në dhomat e zhveshjes, por me shumë gjasa, Deschamps ndoshta do ta përjashtojë nga lista e “Euro 2024” të Francës. Një lajm tepër i keq ky, pasi Coman është një xhol i vërtetë i “Gjelave”.