Comani e mirëpret Sanen në Bayern

11 qershor 2020 | 12:26

Kingsley Coman nuk është aspak i shqetësuar nga zërat e merkatos, që e çojnë Leroy Sanen te Bayern Munchen.

Ish-sulmuesi i Juventusit nuk e sheh mbërritjen e mundshme të Sanes si kërcënim për pozicionin e tij, përkundrazi, ai shprehet se do të luftojë fort për të pasur një vend në formacion.

“Nëse vjen Sane, nuk do të jetë problem. Do të ishte problem për mua nëse klubi do të më thoshte se nuk jam më i nevojshëm. Por unë mendoj se klubi i di cilësitë e mia”, ka thënë Coman për “Bild”.

Kampionët e Gjermanisë e kërkuan Sanen edhe verën e kaluar, por Manchester City arriti të rezistonte. Në fillim të sezonin, sulmuesi i përfaqësueses gjermane pësoi një dëmtim të rëndë, që e mbajti larg fushave për muaj të tërë. Gjithsesi, bavarezët nuk hoqën dorë, duke shpresuar se do të firmosin për një shumë konsiderueshëm më të vogël si për shkak të dëmtimit ashtu edhe për pasojë të Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 21-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, sot Orkestra Frymore…