Comani në shitje
26 tetor 2021
| 12:55
Bayern Munchen është i hapur ta shesë anësorin Kingsley Coman gjatë afatit kalimtar të dimrit në janar.
Kampioni gjerman e ka nxjerrë në shitje anësorin francez Coman, për shkak të mospajtimeve për marrëveshjen e re.
Bayerni dëshiron t’ia vazhdojë marrëveshjen 25-vjeçarit, e cila i mbaron më 2023, por ai ka kërkuar pagë të lartë vjetore prej 16 milionë eurove. Klubi bavarez nuk e ka ndërmend t’ia plotësojë atij këtë kërkesë, prandaj është i gatshëm ta shesë.
Francezi do të shihet hiç më larg se në janar, nëse Bayerni e pranon ndonjë ofertë të kënaqshme për të. Coman ka vuajtur nga lëndime të ndryshme gjatë kohës së tij në “Allianz Arena” dhe këtë i ka bërë vetëm shtatë paraqitje për skuadrën e Julian Nagelsmann deri tani këtë sezon.