Comani po mendon të pensionohet nga kombëtarja

12 korrik 2024 | 13:11

Kampionati Evropian mund të jetë i fundit për sulmuesin anësor Kingsley Coman.

Sipas gazetës “L’Equipe”, ylli francez po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare, pasi ai ishte thellësisht i prekur nga koha e kufizuar e lojës që trajneri Didier Deschamps i japi atij në “Euro 2024”.

Comani luajti vetëm 15 minuta në barazimin kundër Holandës në fazën e grupeve (0-0), dhe më parë bëri shumë përpjekje për t’u rikthyer nga një lëndimi i kofshës për të fituar një vend në listën e kombëtares për Kampionatin Evropian.

“L’Equipe” shkruan se Comani nuk e ka pasur asnjëherë synimin për të luajtur futboll në nivel profesional për një kohë të gjatë dhe situata në “Euro 2024” e ka sjellë edhe më afër pensionit, të paktën nga kombëtarja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka publikuar kalendarin e gjashtë…