
Como interesohet për Xavin
24 prill 2025
| 15:51
Pa skuadër që prej largimit nga Barcelona, Xavi mund t’i japë fund shumë shpejt pushimeve. Sipas Fichajes.net, trajneri pëlqehet nga klubi i Serie A, Como. Duke marrë parasysh ikjen e mundshme të Fabregas, tekniku Xavi shihet si njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën në sezonin që vjen.