Comodita Home, Art Motion dhe Prince Caffe mbështesin fushatën globale “16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”

20 dhjetor 2021 | 13:02

“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, është një fushatë ndërkombëtare që organizohet çdo vit në nivel global nga UN Women. Fushata fillon me 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe zgjat deri me 10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Tema globale e kësaj fushate për vitin 2021 është: Ndal dhunën ndaj grave tani!

Dhuna me bazë gjinore tani më nuk mund të konsiderohet si  çështje që i përket sferës private pasi që pasojat e saja i prekin të gjithë dhe jo vetëm viktimat që e përjetojnë atë. Familjet, komunitetet dhe madje zhvillimi ekonomik i një vendi ballafaqohen me dëme serioze si rezultat i saj.

Sektori privat mund të ketë rol kyç në luftimin e dhunës në baza gjinore, dhe sensibilizimin e komunitetit. Prandaj, këtë vit për herë të parë me ftesë të zyres së UN Women në Kosovë fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” i janë bashkangjitur përfaqësuesit e sektorit privat. Me këtë rast,në shenjë të solidarizmit me viktimat e dhunës në baza gjinore, mbështetjen e tyre e ofruan dhe Comodita Home, Art Motion dhe Prince Caffe. Në kuadër të kësaj fushate kompanitë e lartëpërmendura shfrytëzuan llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të përhapur mesazhe kundër dhunës në baza gjinore, krijuan kënde portokalli, shpërndanë broshura, transmetuan reklama në kanalet televizive dhe në led ekranet e tyre, publikuan artikuj në portale, duke ndihmuar në sensibilizimin dhe mobilizimin e komunitetit në  parandalimin e  dhunës në baza gjinore.

Dhuna me bazë gjinore nuk është çështje e lehtë për t’u adresuar, por bizneset luajnë një rol të rëndësishëm, në ndryshimin e normave dhe stereotipeve që e shkaktojnë atë, dhe kanë shumë për të fituar nga përpjekjet e tyre, duke përfshirë përmirësimin e performancës së përgjithshme, dhe produktivitetit të kompanive të tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person…