Comodita Home nis konceptin e saj edhe në Gjermani

04 maj 2022 | 13:11

Nuk ke nevojë m’i marr me veti,  tash produktet edhe në Gjermani i gjeni!

Brendi më i njohur për produkte të shtëpisë Comodita Home, nga Kosova në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, filloj me konceptin e saj edhe në Gjermani.

Tashmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, dhe jo vetëm kanë mundësinë të përjetojnë komoditetit gjatë fjetjes duke blerë produktet e gjumit përmes platformës online në website: www.comoditahome.de

Një zhvillim i tillë kaq special, përkatësisht depërtimi i Comodita Home në tregun gjerman po cilësohet si sukses jo vetëm për këtë brend, por edhe për mbarë vendin. Shitja online do të operoj fillimisht me top produktet e gjumit si, dyshekë, mbishtresa dhe jastëkë.

Brendi që siguron gjumin e rehatshëm, starton në tregun gjerman me dy modele të dyshekëve, Comodita Hybrid S dhe Comodita Duo S, si dhe mbishtresën e dyshekëve Comodita Sense që plotësojnë të gjitha ISO standardet për tregun evropian.

Dysheku Hybrid S karakterizohet nga mbështetja e tij e fortë, i cili ofron një sipërfaqe të rehatshme gjumi  si rezultat i kombinimit të sustave individuale dhe shpuzave me dendësi të ndryshme. Struktura e këtij dysheku e bën atë të përshtatshëm për gjumë anash, shpinë dhe stomak.

Ndërsa dysheku Comodita Duo S vjen i konturuar në 7 zona i cili siguron mbështetje të lartë me lehtësim të shkëlqyeshëm të presionit në të dyja anët.
Duke u bazuar në cilësinë e lartë të produketeve, për dyshekët, Comodita ofron 10 vite garancion.

Ndër të tjera, ju keni mundësi të bleni online edhe mbishtresë dysheku nëpërmjet webfaqes. Toperi Comodita Sense ofron komoditetin ideal dhe i jep dyshekut një ndjesi më të butë.

Shumë shpejt Comodita Home do të plotësoj gamën e saj me produkte tjera të  gjumit në tregun gjerman. Gjithashtu në planet afatshkurtëra do të përfshihen edhe kategoritë tjera të produkteve të shtëpisë.
Comodita Home. Ndjehu komod edhe n’Gjermani!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…