Çon dorë mbi nënën në natën e fundit të ramazanit
13 maj 2021
| 09:04
Një person është arrestuar dje në Prizren pasi, sipas policisë, e kishte sulmuar fizikisht nënën e vet. Policia e Kosovës ka dhënë hollësi për këtë rast në raportin 24-orësh. Në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 12.05.2021 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.