
Conceicao: Interi ekip i fortë, në derbi japim maksimumin
01 prill 2025
| 15:40
Tekniku i Milanit, Sergio Conceicao, dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Interit, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
“Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Interi është një skuadër e fortë, por ne do të futemi në fushë për të arritur atë që duam, fitoren. Sa i përket talentit dhe cilësisë, Leao është një nga më të mirët në botë. Megjithatë duhet të evoluojë, diçka që nuk e ka bërë deri tani. Ai duhet të ketë qëndrueshmërinë, për të shënuar 20 gola në sezon, përveç asistimeve. Interi pa Lautaron? Edhe ne kemi mungesa të rëndësishme si Loftus-Cheek. Ata kanë një skuadër të madhe”, ka deklaruar Conceicao.