
Conceiçao: Nuk kemi fituar asgjë
24 prill 2025
| 12:53
Trajneri i AC Milan, Sergio Conceiçao është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur ndaj rivalëve të Interit (0-3), por ka thënë se skuadra kuqezi ende nuk ka fituar asgjë.
“Nuk kemi fituar ende asgjë, është ende një finale për t’u luajtur, gjithashtu është një fund sezoni ku duhet të bëjmë më mirë, për të ndryshuar imazhin e këtij Milani. E ardhmja ime? Nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është të fitojmë kundër Venezias dhe të fitojmë finalen në Romë”, u shpreh trajneri i Milanit.