Conference League: Ballkani luan sonte me Red Lincoln Imps

10 gusht 2023 | 11:05

Kampioni i Kosovës, Ballkani  do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në UEFA Conference League.

Përballë në “Fadil Vokrri” do ta kenë skuadrën nga Gibraltar, Red Lincoln Imps.

Ekipi i Ilir Dajas, do të kërkojë që ta kryejë punë qysh në ndeshjen e parë sa i përket çështjes së kualifikimit.

Kampionët e Kosovës, në rrethin paraprak e eliminuan skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, me rezultat të përgjithshëm 7:1.

Në rast të kualifikimit, Ballkani në rrethin e play-offit do të mund të përballet me humbësit e takimeve, Zalgiris – Hacken, Sheriff Tiraspol – Bate Borisov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Violeta Gashi Shqiponjat, në tokën e tyre kanë qenë…