Conor McGregor arrestohet në Francë
14 shtator 2020
| 11:40
Ish-kampioni i luftimit stil UFC, Conor McGregor, ka rënë së fundmi në telashe me autoritetet në Francë pasi është arrestuar për “tentativë sulmi seksual dhe ekzibicion seksual” në ishullin turistik të Korsikës.
Sportisti i famshëm u arrestua dhe u mor në pyetje nga policia dhe më pas u lirua, teksa përfaqësuesit e tij thanë se ka mohuar me forcë akuzat e ngritura.
Lajmi u publikua fillimisht nga rrjeti AFP Sport, që tha se McGregor është arrestuar për “ekspozim të turpshëm”, por më pas u publikua njoftimi i prokurorisë vendëse.