Conte: 6 pikë distancë me Juven janë shumë
Interi pas fitores së lehtë ndaj SPAL, ka marrë vendin e dytë, duke qenë rivali më i afërt i Juventusit në garën për titullin kampion. Gjithsesi distanca prej 6 pikësh duket se nuk e bën shumë entuziastë trajnerin Antonio Conte, që nuk duket se ka shumë besim te fitimi i mundshëm i trofeut.
“Ishte e rëndësishme të jepnin një sinjal vazhdimësie, bindjeje, dëshire dhe vendosmërie. Zbritëm në fushë me dëshirën për të rimarrë vendin e dytë e për t’iu afruar atyre që janë në krye. Gjithsesi, 6 pikë larg Juventusin janë shumë. Hapat e gabuar do t’i paguajmë në fund me çmim të shtrenjtë”, ka thënë Conte.
“Është djalë i ndrojtur, që po ambientohet në një futboll të ri. Nuk ka ardhur me mendjemadhësi te ne, por duhet të kuptojë që dalëngadalë duhet të shpërthejë. Do të jetë çështje kohe përshtatja në futbollin tonë, mënyra e të kuptuarit të situatave të veçanta. Sanchez? Është një lojtar të cilin e kërkuam me ngulm. Ka karakteristika të rëndësishme. Vinte pas dy sezoneve jo të mira, por e dinim se kë po merrnim. Për fat të keq u dëmtua, por morën përgjigje shumë pozitive nga Lautaro dhe Lukaku. E ka rigjetur veten dhe ka uri. Jam shumë i kënaqur për të”, ka deklaruar Conte.