Conte dëshiron të bëhet trajner i Unitedit

26 tetor 2021 | 14:12

Fabrizio Romano raporton se Antonio Conte dëshiron që të bëhet trajner i Manchester United.

Pozita e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer është në rrezik të madh sidomos pas humbjes nga Liverpooli (0-5). Trajneri norvegjez përkundër transferimeve verore që mori, nuk ka shfaqur rezultatet e kërkuar nga bordi dhe do të shkarkohet.

Conte është trajner i lirë, pas largimit nga Interi në verën e këtij viti, derisa fitoi “Scudetton” te “Nerazzurët”. Kështu, rrugë për italianin është hapur dhe sipas Romanos ai do ta pranojë ofertën, por që ende nuk ka lëvizje konkrete.

Solskjaer pritet të shkarkohet para ndeshjes me Tottenhamin dhe marrëveshja me Conten pritet të arrihet sa më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar Raportin e auditimit…