Conte: Dortmundi u frikësua nga Interi

24 tetor 2019 | 15:20

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se Borussia Dortmundi ishte e frikësuar dhe ndryshoi sistemin e lojës ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Conte bëri me dije se Interi ishte i përgatitur për një ndeshje tjetër, mirëpo skuadra gjermane ishte e frikësuar nga ta dhe ndeshja ndryshoi.

“Borussia e ndryshoi sistemin e tyre me pesë mbrojtës, që nënkupton se ata ishin të frikësuar nga ne dhe dëshironin ta kopjonin lojën tonë. Ne ishim të përgatitur për një tjetër ndeshje, por ne bëmë gjërat shumë mirë. Kur Dortmundi shkonte për 4-2-3-1 pas pushimit, ne morën kontrollin e lojës edhe më shumë”, ka thënë Conte.

“Kemi bërë presion gjatë gjithë kohës dhe ata ndryshuan sistemin e tyre, për të na lehtësuar punën edhe më shumë. Gjëja më e rëndësishme ishte që mos ta humbim posedimin e topit dhe atë gjë e bëmë si duhet”, ka shtuar Conte.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat…