Conte e dëshiron në Inter, por Kante nuk e ‘tradhton’ Chelsea
Mesfushori i Chelseas, Ngolo Kante, është përfolur ditët e fundit për kalim në radhët e Interit. Edhe pse në kampin zikaltër kampioni i botës do të gjente Antonio Conten, me të cilën fitoi edhe Premierë Ligën, ai sërish dëshiron të qëndrojë në Londër.
Sipas raportimeve të mediave angleze, 29-vjeçari kërkon ta vazhdojë aventurën te Chelsea edhe pse në sezonin e fundit ai u aktivizua në 50 % të ndeshjeve nga trajneri Lampard. Sezoni i kaluar nuk ishte më i miri për Kanten në “Stamford Bridge”, pasi gati për gjatë gjithë sezonit dëmtimet nuk e lanë të qetë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Interi po përgatit një ofertë për mesfushorin e cila me shumë mundësi do të refuzohet si nga lojtari, por edhe nga klubi ishullor. Trajneri Lampard në fundin e sezonit deklaroi se Kante është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin dhe kurrsesi nuk do ta dëshironte largimin e tij.