![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/ERIKSEN.jpg)
Conte e inkuadroi vetëm 3 minuta, Erikseni i zhgënjyer pas ndeshjes
06 dhjetor 2020
| 13:05
Christian Eriksen po kalon një moment shumë të vështirë te skuadra e Interit, teksa nuk po arrin të gjejë minuta për të treguar aftësitë e tij.
Diçka aspak e mirë mesfushorit danez i ndodhur edhe ditën e djeshme, teksa trajneri Conte vendosi ta hedhë në fushën e lojës në minutën e 91’, duke qëndruar aty vetëm 3 minuta.
Pikërisht kjo nuk është pritur aspak mirë nga danezi, i cili pas përfundimit të ndeshjes është larguar në drejtim të dhomave të zhveshjes i zhgënjyer. Eriksen u bashkua me Interin në janarin e këtij viti, dhe është aktivizuar në 36 ndeshje, ku shumicën i ka nisur nga stoli, për tu aktivizuar në minutat e fundit, teksa ka arritur të shënojë 4 gola dhe ka dhe 3 asistime.