Conte: Fitorja ndaj Napolit vlen dyfish

17 dhjetor 2020 | 12:48

Trajneri i Interit, Antonio Conte është shprehur i kënaqur me vlerësoi maksimalisht suksesin që arriti skuadra e tij ndaj Napolit (1-0).

“Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë, Napoli është një ekip i shkëlqyer. Ishte një përballje shumë taktike, të dy ekipet e respektuan njëri-tjetrin. Sigurisht që nuk ishte një ndeshje e bukur për t’u parë, por rëndësi kanë tre pikët që morëm. Fitorja ndaj një skuadre ambicioze si Napoli vlen dyfish. Djemtë e ndjenë peshën e fitores në minutat e fundit. Interi duhet të mësohet të vuajë dhe t’i përjetojë këto lloj situatash, por është një sinjal i mirë të fitosh në këtë mënyrë”, ka thënë Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Dhomave të Specializuara nuk ka dhënë datë për…